12.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Mickoski: Filipçe është vazhdimësi e politikave të Zaevit

“Kundërshtari ynë politik këtë fushatë e filloi me fusshatë negative. Unë nuk dëgjova deri më tani nga kryetari i LSDM-së asnjë projekt asnjë vizion strategjik që do të thotë e ardhme. Ai vetëm flet në fjalimet e tij se kjo kryesi e LSDM-së është vazhdimësi e kryesisë së LSSDM-së e cila për shttaë vite e shkatërroi dhe e shiti Maqedoninë. A ka konfirmim më të madh e kjo dhe inspirim më të madh për qytetarët në Maqedoni të dalin më 19 tetor dhe të votojnë mu kundlr atyre politikave të cilat në të kaluarën në mënyrë të ashpër i mposhtën në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare”, theksoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në tubimin në Novo Sellë.

Mickoski theksoi se Filipçe është vazhdimësi e politikave të Zoran Zaevit të cilat e varfëruan popullin ndërsa gjysmë milioni qytetarë i lanë me 150 denarë në ditë.

“Paramendoni, njeriu del pa pikë turpi, pa kurfarë dileme thotë unë jam vazhdimësi e politikave të gurusë tim Zoran zaev. Ejnai të përkujtohemi se çka ndodhi në ato 7 vite. Ja, a të fillojmë nga ajo që gjysmë milioni qytetarë tanë jetuan me 150 denarë në ditë. A të flasim për pensionet e pensionistëve të cilët brenda vitit rriteshin nga 130 – 150 deri 500 denarë maksimum. Ato ishin rritje të pensioneve për pensionistët tanë nlë ato 7 vite. Kështu që tani do të thonë rritjen që e bëri kjo Qeveri e VMRO-DPMNE-së nuk mjaftonte kështu që e përqeshin atë, qeshen me atë ndërkaq harrojnë se mbi 350 mijë pensionistë deri më tani morën rritje lineare prej 6000 denarëve ndërsa për një vit e gjysmë përfundimisht me rritjen që do të jetë në prill, përkatësisht për muajin mars, rritja e përgjithshme lineare do të jetë për çdo pensionist për të gjithë këta mbi 350 mijë penisonistë 7 000 denarë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri shtoi se keqpërdorimi i pensioneve për Filipçen nuk do të thotë asgjë sepse jahtet dhe haciendat e tyre vlejnë miliona.

T’i kujtojmë, tha kryeministri, edhe “tradhtitë nacionale dhe shitjen e Maqedonisë”.

Kryeministri shfaqi bndje se qytetarët në numër të madh do t’ia japin besimin VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe do të votojnë për numrin 9 në mënyrë që Maqedonia të zhvillohet dhe të ndërtohet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit