Sot, u shënua fillimi zyrtar i punimeve për ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të kompleksit sportiv të FC Shkupit. Projekt i cili do të financohet nga buxheti i Komunës së Çairit, raporton Portalb.mk.
Fusha do të ketë sipërfaqe prej 4644 m², me përmasa 80 x 50 metra, dhe do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s, me bar artificial, sistem të drenazhit atmosferik dhe ndriçim të plotë. Punimet pritet të përfundojnë brenda një afati prej 45 deri në 60 ditësh.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, kryetari i Federatës së Futbollit Masar Omeragic, zëvendësministrja e Sportit Safije Shahini Sadiki, kryetari i Këshillit Komunal Jetmir Asani, deputetja Feride Haxhiu, si dhe trajnerë, sportistë dhe përfaqësues të komunitetit sportiv.





