Një nga protestuesit e përfshirë në protestën e studentëve të mbajtur këtë të martë në Tiranë është shoqëruar nga Policia, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, i riu shihet duke u mbajtur nga efektivët e Policisë, ndonëse dyshohet se e ka këmbën e thyer.
Për ta transportuar, zyrtarët policorë e mbajnë në ajër, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Sipas raportimeve, i riu ndodhet në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.








