Aksion ekologjik në Çair më 14 tetor, qytetarët ftohen të marrin pjesë

Advertisement

Komuna e Çairit u bën thirrje qytetarëve që nesër, më 14 tetor, në orën 11:00, t’i bashkohen aksionit ekologjik për një mjedis më të pastër.

Aksioni organizohet në kuadër të iniciativës “Bashkë për Shkup të pastër”, nën moton “Mos lër mbeturina, bëhu shembull! Bashkohu me aksionin ekologjik!”.

Pas aksionit të parë të mbajtur më 30 shtator, iniciativa do të vazhdojë çdo të dytën të mërkurë, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit.

Një nga lokacionet ku do të zhvillohet aksioni është segmenti nga ndërtesa e Komunës së Çairit deri te Parku i Çairit. Qytetarët ftohen t’i bashkohen nismës edhe në parqet pranë tyre dhe në lagjet ku jetojnë.

Komuna synon që përmes angazhimit të përbashkët të qytetarëve të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të pastër në Çair dhe në të gjithë Shkupin./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit