Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se një sulm rus me raketa balistike ka goditur termocentralin CHPP-4 në Kiev, ndërsa është dëmtuar edhe një ndërtesë banimi, ku ekipet e shpëtimit po shuajnë zjarrin.
Zelenski tha se raketat u zbuluan vetëm kur ishin pranë kryeqytetit dhe paralajmëroi për sulme të mundshme të tjera. Ai kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë dhe njoftoi se Ukraina po punon për të rimbushur rezervat e mbrojtjes ajrore.








