Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka konformuar sot se për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri më tani kanë dorëzuar listat 6 kandidatë, katër prej të cilave janë nga koalicionet e partive politike dhe dy nga grupe votuesish.
Siç bëri të ditur KSHZ, sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
“Për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë paraqitur gjithsej 6 lista të kandidatëve, nga të cilat katër lista janë paraqitur nga një koalicion dhe dy lista nga një grup votuesish: Kandidati Jovica Radeski është kandidat për kryetar të Koalicionit për Zgjedhje të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës të vitit 2026 të udhëhequr nga LSDM – UNIONI SOCIAL DEMOKRATIK I MAQEDONISË – LSDM, Partia e Re Socialdemokrate – PRSD, Partia për Veprim Demokratik të Maqedonisë dhe Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve – PPDR, E Djatha; Jakup Useini – kandidat i KOALICIONIT VLEN; Stojanço Radiçeski – kandidat i KOALICIONIT “MAQEDONIA JOTE”; Arkin Jahiji – kandidat i ALEANCËS KOMBËTARE PËR INTEGRIM – AKI; Arife Idrizi – kandidate e GRUPIT TË VOTUESVE – ARIFE IDRIZI dhe Dushan Bogdanovski kandidat i Grupit të Votuesve DUSHAN BOGDANOVSKI”, theksojnë nga KSHZ-ja.
Zgjedhjet për kryetar të Bërvenicës, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i shpalli për më 18 tetor, ndërsa do të mbahen pasi më 23 qershor të vitit 2026 në moshën 58 vjeçare ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski.






