461.5 MILIONË DENARË PËR FERMERËT – Hoxha: Pagesat për drithërat u realizuan!

Advertisement

Zv.ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur se sot janë realizuar pagesat për fermerët që kanë mbjellë drithëra dhe kultura të tjera bujqësore.

Bëhet fjalë për 461.5 milionë denarë, të cilat u janë paguar 23.874 fermerëve për sipërfaqet e mbjella me grurë, elb, misër, oriz dhe kultura të tjera të arave.

Hoxha thekson se pas pagesave për rritësit e dhive, gjedheve dhe për prodhimin organik, procesi i pagesave të subvencioneve po vijon sipas dinamikës së paralajmëruar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit