43 vjeçari nga Zajazi kampion në garën e çiklizmit

Advertisement

Tetovë – Mbi 80 çiklistë nga Maqedonia e Veriut dhe shtetet fqinje morën pjesë sot në SHARR CUP 2026, garë e organizuar nga Phoenix Cycling Team Tetovë, e cila këtë vit u zhvillua edhe si Kampionati Shtetëror në Ngjitje Malore dhe garë ndërkombëtare.
Protagonisti i ditës ishte Arian Abdiu, i cili triumfoi në kategorinë Elite dhe u shpall njëkohësisht Kampion Shtetëror në Ngjitje Malore. Abdiu arriti sukses edhe në klasifikimin e përgjithshëm, duke u renditur në vendin e tretë në OVERALL.
Organizatorët e vlerësuan garën si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit rrugor në rajon dhe promovimin e Malit Sharr si destinacion sportiv.
Gara u mbështet nga Federata e Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut, Komuna e Tetovës, Parku Kombëtar „Mali Sharr“ dhe JU-SM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit