Më datë 26.04.2026 në orën 19:30, në rrugën lokale Miletinë – Bllacë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës. Ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Tetovës pa leje drejtimi dhe është përfshirë në një aksident komunikacioni me një motoçikletë “Kawasaki”, të drejtuar nga L.S.(40) nga fshati Jançishtë. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.




