Policia ka arrestuar 13 persona në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të rregullave të trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, 11 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa leje drejtimi. Rastet janë regjistruar në Veles, Shkup dhe Prilep.
Ndërkohë, dy shoferë, një nga Kumanova dhe një nga Shkupi, janë ndaluar pasi kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar edhe një parregullsi tjetër te një shofer nga Shkupi, i cili drejtonte pa leje drejtimi. Në automjetin e tij, targa e përparme nuk i përkiste automjetit.
MPB-ja bëri të ditur se pas përfundimit të dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
Nga ministria theksojnë se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.






