Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.
Klubi kurd, Amedspor ka njoftuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit nga Legia Varshava.
Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës ka kompletuar huazimin te Amedspor pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Njoftimi erdhi faqja zyrtare e Amedspor në rrjetet sociale me anë të një video ku shkruante: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.
Vlen të theksohet se pjesë e klubit turk janë edhe djaloshi tjetër nga Kosova, Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar para disa ditësh përcjell Zhurnal.mk .





