23.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Zvarritet hetimi i dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona

Ende nuk ka vendim nga Prokuroria Publike për hetimin e dytë i cili zhvillohet për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 persona, pavarësisht se kanë kaluar nëntë muaj që kur deklaruan se Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke zhvilluar hetim tjetër për këtë tragjedi. Prokuroria hesht se deri ku ka mbërritur procedura për këtë rast, shkruan Portalb.mk.

Prokuroria Publike, nuk përgjigjet në pyetjet e Portalb.mk për këtë rast.

Ndërkaq janë bërë gati dy muaj kur nga Prokuroria na thanë se rasti është në fazën para marrjes së vendimit.

Dokumentari “Vrasje në Tetovë” nga Laboratori i Gazetarisë Hulumtuese (IRL) për tragjedinë e zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona, zbuloi se veprimet e prokurorëve hapin dyshime se hetimi është sabotuar qëllimisht për të mbrojtur fajtorët nga ndjekja penale.

Dokumentari hetues zbulon korrupsion, keqpërdorim tenderi, ndërtim të modularit pa standarde dhe materiale jo të duhura si dhe jo në përputhje me rregulloret ligjore, instalim jo i duhur i energjisë elektrike në modular nga ana e kompanisë, për të cilat ishte i njoftuar edhe ish ministri i Shëndetësisë.

Aty zbulohen hetime jo të plota dhe zvarritje e rastit nga ana e Prokurorisë duke mos thirrur në përgjegjësi askënd për shkaqet e zjarrit, por për vepra të tjera penale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit