Zv/ministri Iseni në kaliminkufitar “Qafë Thanë”: Në fokus vendosja e sistemit “One Stop Shop”

Sot (19.06.2026), zëvendësministri i Punëve të Brendshme, prof. dr. Astrit Iseni, realizoi një vizitë pune në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, ku zhvilloi takim me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, kryetarin e Pogradecit, Ilir Xhakolli, kryetaren e Korçës, Florinda Zegullaj, si dhe me drejtuesit e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim dhe drejtuesit e Pikës Kufitare Qafë Thanë.

Në takim u diskutua për vendosjen e ardhshme të sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, i cili fillimisht do të zbatohet në Pikën Kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas edhe në pikat e tjera kufitare ndërmjet dy vendeve.

U vlerësua se vendosja e këtij sistemi paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kohës së pritjes gjatë kalimit të kufirit shtetëror, veçanërisht në periudhat kur frekuenca e udhëtarëve është më e lartë.

Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e një qasjeje të koordinuar dhe e bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, me qëllim që sistemi “One Stop Shop” të sigurojë qarkullim më efikas të udhëtarëve dhe nivel më të lartë shërbimi për qytetarët e të dy shteteve.

   

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit