Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski si ushtrues të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi kryetarja e deritanishme Meri Dika dje u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.
Për pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup ishin propozuar Tanja Mileva dhe Zoran Gerasimovski, ndërsa Këshilli vendosi që këtë funksion përkohësisht ta kryejë Gerasimovski. Njëkohësisht, u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit në Shkup.






