12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Zona Zgjedhore 3: Prof.Dr. Sulejman Baki, së bashku me kandidatin për president Bujar Osmani vizituan fshatrat e Velesit dhe Shtipit

Kandidati turk për deputet nga Fronti Europian në zonën 3, Prof. Dr. Sulejman Baki bashkë me kandidatin për president Bujar Osmanin kanë realizuar vizitë në fshatrat e Velesit dhe qytetit të Shtipit.

“Bashkë me kandidatin për president nga Fronti Evropian Bujar Osmanin dhe kandidatët të tjerë në zonën e 3-të zgjedhore kemi vizituar Medresenë “Isa Beu” dhe Xhaminë “Dudi Hatun”.

Gjatë vizitës sonë tek Medereseja “Isa Beu”, shprehëm kënaqësinë tonë për pranimin e diplomave të medreses “Isa Beu” nga institucionet shtetërore. Gjithashtu, jemi falënderues edhe për myftin e Shtipit, Nasir Rexhepi dhe ekipit të tij, për mikpritjen e tyre”, kështu u shpreh bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki.

Gjatë këtyre takimeve me qytetarët e kësaj ane, u shpejguan arsyet pse duhet të japim përkrahje masovike për kandidatin presidencial të Frontit Europian, Bujar Osmani. Në kuadër të këtyre takimeve, pjesë përbërëse e takimeve miqësore ishin edhe kandidatët për deputetë të Frontit Europian, Xhevdet Sadiku, Shevki Sulejman dhe Melisa Muratova.

“BASHKËRISHT DO TË FITOJMË MË 24 PRILL DHE 8 MAJ.”

Deklaratat e mëposhtme përfshihet në për vizitën e Prof. Dr. Sulejman Baki në fshatin Radanja dhe në Buzallakovë:
Gjatë qëndrimit të tyre një ditor në këto komuna, bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, së bashku me kandidatin për president, Bujar Osmani, realizuan vizita edhe në fshatrat Radanja të komunës së Karbincit dhe Buzallakovë të Velesit.
“Së bashku me kandidatin presidencial të Frontit Evropian, z. Bujar Osmani dhe kandidatët për deputetë të njësisë së 3 zgjedhore, erdhëm në fshatin të bashkatdhetarëve tanë në fshatin Radanja. Këtu gjatë qëndrimit tonë me qytetarët, u diskutua mbi rëndësinë e përkrahjes në zgjedhjet presidenciale për kandidatin e Frontit Europian, Bujar Osmani.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit