Zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr

Advertisement

Një zjarr ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr. Sipas institucioneve kompetente, zjarri nuk paraqet rrezik për fondin pyjor.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Tetovë njoftoi se në orën 11:54, nga NJZT-Tetovë është raportuar për zjarrin në zonën mbi Liqenin e Bogovinës.

Pas njoftimit, QRMK-Tetovë ka informuar NP “Parku Nacional Mali Sharr”.

Nga Parku Nacional kanë bërë të ditur se zjarri ka përfshirë kullota në një terren të paarritshëm, në brezin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Zjarri do të monitorohet nga ekipet përkatëse, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë nuk do të ketë ndërhyrje direkte. Sipas informacioneve të marra nga Parku Nacional, zjarri nuk paraqet kërcënim për fondin pyjor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit