3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

“Zinxhiri”: Nga 26 të dyshuar 13 shkojnë në paraburgim!

13 persona shkojnë në paraburgim, një në paraburgim shtëpiak, kurse për 12 të dyshuar tjerë në aksionin “Zinxhiri”, gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ka përcaktuar masën e kujdesit – kanë njoftuar nga Gjykata Penale në Shkup.

Në aksionin “Zinxhir” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Drejtorisë për Polici Financiare u përfshinë 26 pronar dhe drejtues të 28 subjekteve juridike, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepra penale “Bashkim kriminal”, “Fshehje tatimesh”, “Larje parash” dhe vepra tjera nga Kodi Penal.

Me veprimet e tyre, të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin për afro 8 milion euro. Nga Prokuroria dje thanë se gjatë bastisjeve është siguruar dokumentacioni shtesë që do të jetë lëndë e përpunimit, duke shtuar se janë arrestuar 20 të dyshuar nga Negotina, Kavadari, Manastiri dhe Shkupi, kurse 6 persona nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes.

Organizatorët e bashkimit kriminal, sic thanë nga Prokuroria, me qëllim që ta shmangnin obligimin ligjor për të paguar taksat, kanë krijuar subjekte juridike në pronësi të tyre dhe kanë marrë pronësinë dhe drejtimin e subjekteve tjera./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit