Sulmuesi anësor kosovar, Edon Zhegrova, nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve të Juventusit për ndeshjen e sotme ndaj Parmës, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.
Juventusi përballet me Parmën në kuadër të javës së dytë të Serie A, në ndeshjen që zhvillohet në “Allianz Stadium” nga ora 20:45.
Në listën e mungesave janë edhe Kenan Yildiz dhe Khéphren Thuram, ndërsa bie në sy edhe mosgrumbullimi i Zhegrovës.
Sipas “Tuttosport”, Zhegrova është në radarët e Lazios, e cila tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me drejtuesit e Juventusit. Për sulmuesin kosovar interesim ka shfaqur edhe Al-Ittihad.
E ardhmja e Zhegrovës pritet të vendoset në ditët e fundit të merkatos, me Juventusin që po shqyrton mundësinë e largimit të tij.






