12.8 C
Skopje
Friday, May 10, 2024

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Kovaçevski: S’do lejojmë që askush të luaj me të ardhmen e fëmijëve tanë

Nuk heqim dorë lehtë nga beteja zgjedhore pasi historia dhe vendosshmëria jonë për një të ardhme më të mirë është dëshmi për këtë, u zotuan socialdemokratët dhe partnerët e koalicionit para qytetarëve në komunën Qendër.

Bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Dimitar Kovaçevski, tha se LSDM është e vetmja forcë politike e cila ka fuqinë intelektuale dhe vendosshmërinë për të shpier vendin në Bashkimin Evropian.

Kovaçevski i bindur se qytetarët do t’i mbështesin më 8 maj, tha që së bashku do të sigurojnë një të ardhme të sigurt dhe prosperuese për shtetin.

Ai theksoi se janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë ndryshime në parti, pas rrethit të parë të presidencialeve.

Fokusin do ta vënë në përmirësimin e punës së gjyqësorit, rritjen e luftës kundër korrupsionit.

Kovaçevski theksoi rritjen e pensioneve dhe pagën minimale si dhe angazhimet kundrejt krizës energjetike.

Njëherësh kërkoi nga qytetarët e qendrës por edhe mbarë vendit që masivisht të dalin në votime dhe të mbështesin kandidatin e tyre për president, Stevo Pednarovski, si dhe listat e tyre për deputetë.

“Për asnjë çmim nuk do të heqim dorë nga ajo që besojmë dhe do të luftojmë dhe derisa t’ia arrijmë që kjo të bëhet realitet dhe nuk do të lejojmë që askush ta çoj mbrapa shteti nuk do të lejojmë që askush ta çoj mbrapa shtetin. S’do lejojmë që askush të luaj me të ardhmen e fëmijëve tanë.” – tha Dimitar Kovaçevski, bartës liste në Nj1.

Kryetarja e PLD-së partnere e koaliconit ‘Për një ardhmëri Europiane’, Monika Zajkova, tha se ndryshimet asnjëherë nuk ndodhin me narrative nacionaliste, e as me njerëz që ngulfasin lirinë personale.

Kemi motiv dhe zgjidhje konkrete për të punuar më shumë, tha ajo duke shtuar se në këto zgjedhje seriozisht vehet në pikëpyetje drejtimi se kah do të ec më tutje shteti.

“Nga ardhmëria evropiane të Maqedonisë sonë, nuk heqim dorë. Rruga e vetme, e cila do të sjell jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët tanë është vetëm rruga evropiane dhe nga kjo rrugë nuk do të heqim dorë.” – u shpreh Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.

Kandidati për president Stevo Pendarovski në Krushevë, tha se vazhdon fuqishëm garën presidenciale dhe hodhi poshtë pretendimet e VMRO – DPMNE-së se po përpiqet të bojkotojë raundin e dytë të presidencialeve. Pendarovski i bindur se së bashku me popullin do të ngadhënjejë në zgjedhje.

“Sipas disa përllogaritjeve dhe analizave, me aq shum kandidatë, ishte e logjikshme se do të shpërndahen votat në më shumë anë. Tani mbetemi vetëm dy nga shtatë dhe beteja, formalisht dhe juridikisht nis nga zero. Tani sikur nuk ka pasur rreth të parë.” – tha Stevo Pendarovski, kandidat për president nga rradhët e LSDM-së.

Socialdemokratët pretendojnë që deri në vitin 2028 të përfundojnë bisedimet dhe anëtarësimi i plotë i vendit në BE të ndodh deri në vitin 2030, duke siguruar standard më të mirë për të gjithë, drejtësia të vlejë për të gjithë njësoj.

Sipas tyre ky duhet të jetë opsioni i vetëm, që të rinjtë të qëndrojnë në vend.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit