20.8 C
Skopje
Sunday, September 15, 2024

“Zgjedhjet”, Mickoski: Vonesa e bisedimeve shkakton krizë kushtetuese

Vendi është duke hyrë në një lloj krize kushtetute dhe ligjore, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për shkak të vonesave për krijimin e grupit të punës për datat e zgjedhjeve.

“Ne tashmë në një lloj krize ligjore dhe kushtetuese sepse KSHZ-ja nuk është e kompletuar. Sipas ligjit duhet të ketë shtatë anëtarë, kurse tani i ka gjashtë anëtarë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nuk ka një lëvizje konkrete nga asnjëra palë për formimin e grupit të punës por të gjithë deklarohen se janë dakord. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në këtë tryezë do të shkojnë me kërkesën për zgjedhje të dyfishta në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në maj të vitit të ardhshëm.

“Do të ishte budallallëk t’i harxhojmë paratë e qytetarëve dyfish dhe të organizojmë zgjedhje të ndara të cilat do të ndodhnin në distancë kohore 30-60 ditë dhe do të ishte shpërdorim nëse cilido nga ne e pranon këtë ide. Unë apeloj tek qeveria për mençuri. Nëse nuk duan zgjedhje të parakohshme dhe ikin nga zgjedhjet e parakohshme, të bëjmë zgjedhje të rregullta më 8 maj, të mërkurën. Të mërkurën kemi votuar edhe më 15 korrik 2020 dhe nuk është diçka që se kemi bërë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të jetë bashkë me parlamentaret”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pushteti nuk pranon zgjedhje të dyfishta. Sipas kryeministrit, zgjedhjet do të jenë të rregullta, sipas afateve që përcakton ligji. Për grupin e punës ai thotë se partitë mund të merren vesh në Kuvend në koordinimin e zakonshëm të të hënës.

“Ne për momentin nuk flasim për bashkimin e datave dhe as për data konkrete por flasim për mbajtjen e zgjedhjeve në afat të rregullt gjë për të cilën me në fund ranë dakord të gjitha partitë politike që të jenë në afat të rregullt. Datat konkrete varen nga ligji se sa ditë para përfundimit të mandatit duhet të jenë zgjedhjet si dhe nga marrëveshja”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit