17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 19:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 19:00 kanë votuar 887.767 votues, gjegjësisht 53.30%. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 830 370
votues, gjegjësisht 45.77 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 7.53% më shumë votues.

Në zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 19:00 kanë votuar 767.715 votues, gjegjësisht 46.31 % e votuesve.
Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 19:00 kanë votuar 801.074 votues, gjegjësisht 48.46 %. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 843.508 votues, gjegjësisht 46.65 %.

Dallimi në krahasim me vitin 2019 është 0.34 % votues më pak ndërkaq me rrethin e parë të këtij viti është 2.15% më pak votues.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në mbylljen e kutive, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit