Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se tashmë kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, u shpreh Kurti.
Deklaratën, Kurti e bëri në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit është në një fazë vendimtare, ndërsa partitë politike pritet të intensifikojnë komunikimet për të gjetur një zgjidhje.






