Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” ka folur edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë.
Midis tjerash, Ibrahimi ka theksuar se një dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit e cila nga BDI-ja u la në mëshirë elektronike tashmë po bëhet ligj.
“Kjo është edhe një argument shtesë se me VLEN-in jo që ka degraduar çështja shqiptare, por një dispozitë e Marrëveshjes së Ohrit tash bëhet ligj. Që nuk ka ndodhur asnjëherë në qeverisjen e kaluar. Ata e kishin lënë një dispozitë të këtillë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë e kishin lënë vetëm në mëshirë të një eksperimenti elektronik të themi. Kurse tash ne po e zgjidhim këtë me një mekanizëm juridik, me ligj. Dhe ky është avancim shumë i madh i dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit. Është çështje vetëm e afateve të kohës, por nuk është punë e cila vihet në diskutim se a do të bëhet apo jo”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.