Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të herëpashershme me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 19 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të lehta lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 17 gradë.
Deri në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale. Nga e shtuna për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, temperaturat do të jenë në rënie. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa të premten erë e fortë, herë pas here shumë e fortë nga drejtimi jugor.








