8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Zeqirija Ibrahimi: Ali Ahmeti sapo nuk ka filluar të qajë për gjuhën shqipe që e la gjuhë të përkthyer

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë, midis tjerash theksoi se Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar.
“ Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar. Më duhet të shpjegoj se në kohën që e ka pasur në dorë që ta zgjidh gjuhën shqipe ai e ka lënë gjuhën shqipe të përkthyer. Dhe ne sot po ballafaqohemi me dëmet që ata i kanë bërë gjatë asaj kohe. Ata e kanë pasur shansin që ta zgjidhin me ligj temën e përfaqësimit të drejt dhe adekuat të shqiptarëve. Në këto 22 vite pushtet nuk e kanë zgjidhur. Dhe tash ankohen pse Gjykata Kushtetuese e ka zhvlerësuar balancuesin.”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Video: https://we.tl/t-NFvD6fYN4p

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit