Një shkrim i ngarkuar me emocion dhe të vërteta të thella për dashurinë dhe marrëdhëniet po bën bujë në rrjet.
Autorja, në një mesazh të thjeshtë por të fuqishëm, përshkruan se çfarë kërkon një grua e vërtetë: jo pasuri, jo luks, por sinqeritet, qëndrueshmëri dhe dashuri të pastër.
“Nëse një burrë të do me të vërtetë, ai nuk të lëndon, nuk të braktis dhe nuk të bën të dyshosh në veten tënde,”
Një grua është shtëpi, jo stacion kalimtar”, ky shkrim po ndriçon dritën mbi atë çfarë do të thotë të jesh emocionalisht i pranishëm në një marrëdhënie.
Shkrimi i plotë:
Gruaja e vërtetë nuk është një ndalesë e përkohshme në jetën e askujt.
Ajo nuk ka kërkesa të mëdha, por kërkon gjërat që janë më të rralla sot: sinqeritet, qëndrueshmëri dhe një dashuri të pastër, pa hile, pa mashtrime, pa dramë të tepërt.
Nëse një burrë të do me të vërtetë, ai nuk luan me ndjenjat e tua. Ai nuk të lëndon, nuk të zhduket kur ke më shumë nevojë për të dhe nuk të bën të dyshosh në vlerën tënde si grua. Sepse një burrë që e njeh dashurinë nuk ta ngatërron shpirtin, por të bëhet shpatull kur rrëzohesh, përqafim kur thyhesh dhe mbështetje kur bota të shpërfill.
Zemra e një gruaje nuk është një stacion kalimtar ku ndalon për të pushuar. Ajo është shtëpia ku duhet të vendosesh, të ndërtosh, të rritesh bashkë me të. Dhe nëse nuk e kupton këtë… atëherë nuk ke qenë kurrë gati për një grua të vërtetë…