15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

Pamje nga sulmi terrorist serb në Banjskë
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve.

Të shtënat nuk ishin ndalur deri në agim. Atëherë mysafirët kishin parë se hoteli ishte mbushur njerëz me armë të gjata dhe të maskuar në uniforma të gjelbra, në mesin e tyre kishte edhe të plagosur.

Kur dëshmitari “kishte zbritur në recepcion për të pyetur se çfarë po ndodhte, kishte marrë informatë se nuk kishte ndonjë sulm dhe duhet të kthehej në dhomë.”

Të frikësuar për gjendjen e jashtëzakonshme, dëshmitari rrëfen në Prokurori se janë nisur për në bodrumin e hotelit bashkë me të tjerë ku edhe kanë qëndruar deri në mëngjes.

Mysafirët s’ishin lejuar të largohen nga hoteli deri në ora 10 e mëngjesit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit