Këngëtari Yll Limani ka mbajtur një koncert në Shtutgart të Gjermanisë, ku gjatë paraqitjes në skenë u shfaq me një këmishë të zezë me emblemën e UÇK-së.
Para publikut, Limani foli për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë dhe përcolli një mesazh mbështetjeje.
“Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet të kthehen në vendin e tyre”, ka deklaruar Limani.
Më pas, këngëtari interpretoi këngën “Kthem”, të cilën e dedikoi për shtëpinë dhe vendlindjen.






