3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Xhaferi thotë se Kosova nuk përjashtohet nga përfitimet e pakos 6 miliardëshe të BE-së (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, qe pjesëmarrës në Samitin BE – Ballkani Perëndimor ka thënë se do të vazhdojë të mbështes projeksionet që dalin nga plani për rritje të Ballkanit Perëndimor në kontekst të bashkëpunimit me institucionet e BE-së.

Xhaferi në një prononcim për Klan Kosovën foli edhe për deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili disa herë e ka përmendur që t’i ndajnë rrugët drejt BE-së me Maqedoninë e Veriut. Për këtë ai tha se s’ka informata se një gjë të tillë ta ketë deklaruar Rama.

“Unë nuk kam informata se kryeministri Rama ka deklaruar për ndarje të rrugëve me Maqedoninë e Veriut për rrugëtimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Kështu që, ne bashkërendisim të gjitha veprimet. Fakti që ne kemi pengesa në rrugëtim, është çështje që ne brenda vendit ta zgjidhim dhe shpresoj që t’i rrekemi kësaj çështje më seriozisht pas zgjedhjeve që janë para nesh, presidenciale dhe parlamentare”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kosova në Samitin BE – Ballkani Perëndimor nuk u prezantua nga asnjë lider, por që të pranishmëve iu drejtua me një videomesazh kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë, Xhaferi tha se përkundër që nuk ishte prezent, Kurti potencoi qartë që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në.

“Ideja është që përfitimet e rrugëtimit të përbashkët të vendit të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtojnë asnjë nga vendet e Ballkanit. Nënkupton tërësinë e asaj se çka përbën Ballkani Perëndimor. Fakti që fizikisht nuk ishte prezent kryeministri Kurti, ai shumë qartë e potencoi që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në. Cështja është që nuk ka ndasi në kuptimin se çka është ideja për përfitime për qytetarët tanë në komplet rajonin”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit