25.8 C
Skopje
Monday, June 17, 2024

Xhaferi – Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angelov.

Në takim është konstatuar se mundësia e një takimi të dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian. U bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian. Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.

Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm për dialogun ndërmjet shteteve, i cili çon në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për dinjitetin, dhe shprehu pritshmërinë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë mundësinë që brenda disa viteve të bashkëpunojnë me sukses edhe në Bashkimin Evropian, siç e bëjnë tani brenda kornizave të NATO-s.

Në takim të dyja palët ri konfirmuan vullnetin politik për implementimin e marrëdhënieve të ndërmarra reciprokisht me marrëveshje, dhe në këtë kontekst, Kryeministri Xhaferi e ri konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në drejtim të vazhdimit të rrugës së integrimit evropian të vendit. Njëherazi, u konfirmua nevoja e ndërsjellë për vazhdimin e dialogut politik në të gjitha nivelet gjatë vitit 2024, pavarësisht nga zgjedhjet në vendin tonë dhe ndryshimin e ardhshëm të Kryeministrit në Bullgari. Si shembull pozitiv në këtë drejtim, u sugjerua vizita e Kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në nëntorin e kaluar, me të cilin Kryeministri Xhaferi zhvilloi takim nga pozita e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit