21.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, pesë persona të shoqëruar në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë.

Ai është identifikuar si Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt dhe janë ende duke u marrë në pyetje.

Raportohet se konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari, i identifikuar si Aureljo Dervishi, ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qene një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit