11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Vonesa në transportin publik: Një deri një orë e gjysmë pritje për autobusë!

QYTETARËT DETYROHEN TË PËRDORIN TAKSITË

Kështu ishte sot njëra ndër tabelat në stacionin e autobusëve në Bit Pazar e cila duhej të tregon që për sa minuta mbërijnë autobusët, përcjellë KlanM.

Shkuam për të parë në një stacion tjetër, e atje nuk punonte fare.

Qytetarët sa në këmbë, e sa ulur një deri një orë e gjysëm thonë që po qëndrojnë duke pritur autobusë.

 “Po autobusin me numer 20.

A ka rregullisht?

Dobët shumë dobët, nga gjysem ore nuk ka ja jam këtu diku 15, 20 minuta dhe ende nuk ka ardhur edhe 17 kalon këndej po edhe ajo gati gjysem ore vonohet.

A po prisni çdo ditë shumë?

Po po për çdo ditë”.

“20,  19 nuk ka assesi, assesi me orë nuk ka autobus këtu janë prej orë 11 nuk ka”.

“Shumë kohë, një orë nuk ka këtu jam gjysem orë, e di si janë deri ora 16 pastaj më nuk ka autobus”.

“ 20 po e pres, tani erdha nuk ka rregulisht sidomos në drek shumë dobët në ditë ndodhë që pres më shumë se një orë”.

E nga kjo gjendje qytetarët thonë që shpesh detyrohen që të paguajnë taksin për çdo ditë për të arritur në punë.

“Po pres prej orës 11 deri 12 dhe nuk ka autobus, vjen në ora 12 e tepër ndërsa unë patjetër më duhet të shkoj në punë,nuk vijnë as 19 as edhe 20 detyrohem të paguaj taksi që të vijë deri në Bit Pazar edhe këtu kur vij nuk ka asnjë autobusë, dje kam paguar 250 denarë taksin për në Shutkë nuk edi pse duhet të paguaj derisa mund të udhëtojm me autobus dhe të ketë rregullisht”.

Për vonesat dhe nëse do të ketë zgjidhje, iu drejtuam edhe Ndërmarjes Publike të Transportit, po nga atje nuk morrëm përgjigje./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit