Von der Leyen rikthehet në Ballkan në tetor, Serbia mund të mbetet jashtë vizitës

Advertisement

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë muajit tetor, ka konfirmuar Komisioni Evropian.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse Serbia do të jetë pjesë e agjendës së saj. Nga Komisioni Evropian kanë bërë të ditur se programi i vizitës është ende duke u përgatitur dhe se nuk dihet nëse të gjitha vendet e rajonit do të përfshihen.

Mundësia që Serbia të mos vizitohet këtë herë vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Më herët, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e saj në Beograd, duke kritikuar glorifikimin e Mlladiqit dhe duke thënë se një veprim i tillë nuk përputhet me vlerat evropiane.

Von der Leyen tradicionalisht viziton vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë turneut të saj vjetor, ndërsa agjenda për vizitën e këtij viti pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit