26.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

VMRO: Spasovski ka qenë 8 vite ministër, mosfunksionimi i sistemit është faji i tij, Vanja ka mundur të shpëtohet

VMRO-DOPMNE-ja akuzon ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski se ai dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë fajtor për mosndalimin e vrasjes së 14 vjeçares Vanja.

Në kumtesë për mediat nga kjo parti thonë se MPB e ka qenë e njoftuar për automjetin e humbur të 74 vjeçarit të vrarë Panço.

VMRO-DPMNE përmes një konference për media nxori dëshmi nga të cilat qartë shihet se MPB-ja e Spasovskit e dinte se automjeti i të vrarit Pançe mungonte dhe për këtë nuk kishin lëshuar një njoftim qendror.

“Nëse MPB-ja e Spasovskit do të kishte lëshuar një njoftim qendror për veturën e Pançes, vrasësit e tij do të kapeshin më 24 nëntor kur do të hynte në Shkup ose më 25 kur do të ishte vendosur sërish në kamerat e “Qytetit të sigurt”.

MPB-ja e Spasovskit kishte 3 ditë për të kapur vrasësit e Pançes, kur vetura e Pançes po qarkullonte nëpër Shkup për të kapur vrasësit e Pançes, pas çka nuk do të arrihej deri tek i vrasja vrasja e Vanjës.

Në vend të deklaratave boshe dhe arsyetimeve, përgjegjësi duhet të mbajë Spasovski, e bashkë me të edhe LSD-ja sepse e shkatërruan sistemin, vepër nga e cila tani shohim viktima”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit