15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

VMRO: Keqpërdorime në shëndetësi nga ish drejtorët e LSDM-së dhe BDI-së

VMRO-DPMNE-ja publikoi sot një tjetër të dhënë në kuadër të keqpërdorimeve që ata thonë se i ka bërë pushteti i kaluar. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në konferencë për shtyp akuzon se nëpër institucionet shëndetësore në vend, drejtorët e ish pushtetit të LSDM-së dhe BDI-së kanë furnizuar barna të cilat nuk kanë qenë në listën që e përcakton Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Sipas Stojanovskit, me LSDM-në dhe BDI-në, shëndetësia është rrënuar.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar furnizime të barnave të cilat nuk janë në listën e barnave që me akt të përgjithshëm e përcakton Fondi i Sigurimit Shëndetësor për të cilën ministri i Shëndetësisë jep pajtim, por për të njëjtin institucioni publik shëndetësor nuk ka siguruar pajtueshmëri paraprake nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi edhe atë, në institucionet shëndetësore publike në vijim: Shtëpia Shëndetësore Gostivar, Shtëpia Shëndetësore Strugë, Klinika Universitare për Kardio dhe Kirurgji Shkup, Klinika për Nefrologji Shkup, Klinika Universitare për Psikiatri Shkup, Spitali Klinik Tetovë, Spitali i Përgjithshëm Strugë, Spitali i Përgjithshëm Strumicë, Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Dibër”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit