23.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

VMRO-DPMNE: Spasovski të përgjigjet a është kapur nga kamerat e qytetit vetura e Panços 5 ditë para rrëmbimit

“Oliver Spasovski është i obliguar ti përgjigjet opinionin në Maqedoni pse në 4 dhjetor gjatë  konferencës së tij, ka gënjyer se automjeti i Panços me të cilën është kidnapuar Vanja, nuk është i regjistruar në sistemin e kamerave “Bezbeden grad” para 27 nëntorit, respektivisht para ditës së vrasjes”. Kështu ka deklaruar Dragan Kovaçki nga VRMRO-DPMNE.

“Disa ditë radhazi e pyesim ministrit Spasovki, i njëjti refuzon të përgjigjet lëshimin e dukshëm dhe fatal të MPB-së, pasojë e së cilës është kidnapimi dhe vrasja e Vanjës.

Publikisht e pyesim ministrit Spasovski a është regjistruar automjeti në kamerë para 27 nëntorit , respektivisht më 24 nëntor në ora 6:30 në hyrje të Shkupit, në Maxhari tek ura Agroservis?

Më tej, a është vërejtur automjeti nga kamerat e „Bezbeden grad“ në vendin e njëjtë edhe një ditë më pas, në 25 nëntor në ora 21:15?

Përfundimisht, a është vërejtur automjeti në kamera, në detën e kobshme të 27 nëntorit në ora 7:42 në mëgjes tek ‘Aleksander Pallas’ dhe në Zllokuqan dhe si është e mundur që ky automjet të kalojë pa kontrolluar në një nga vendet më të sigurtë në Maqedoni por ndoshta edhe në rajon në atë moment, për shak të përgatitjeve për Këshillin e OSBЕ-së.

Oliver Spasovski është i detyruar të përgjigjet se si është e mundur që automjeti i cili është denoncuar si i zhdukur 5 ditë para kidnapimit të Vanjas, për të cilën ai pohoi se nuk e dinin, të kalojë pranë 40 kamerave të “Qyteti i sigurtë”, Ministrisë së Mbrojtje dhe të subjekteve të tjera?”, ka thënë në konferencë për mediat, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit