“Apeloj që t’i mobilizojmë sa më shumë anëtarët dhe t’i japim mbështetje Valbonit”, u bënte thirrje Venko Filipçe anëtarëve të LSDM-së në Gostivar që të mbështesnin kandidatin Valbon Limani për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale.
Por, paaftësia e kuadrove të tillë të mbështetur nga LSDM-ja dhe Venko Filipçe po bëhet e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë.
Dëshmi për këtë është edhe rasti i fundit në Gostivar, ku për shkak të vendosjes joprofesionale, joeksperte dhe të papërgjegjshme të pompave nga komuna dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” i Gostivarit në ujërat e zeza, gjatë ditëve të fundit mbi 1.000 qytetarë janë helmuar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Pushteti komunal në Gostivar ka dështuar plotësisht në kryerjen e detyrës së tij dhe nuk ka arritur t’u sigurojë qytetarëve të drejtën elementare për ujë të pastër të pijshëm, madje në shekullin XXI, kur bota flet për zhvillim të shpejtë teknologjik dhe inteligjencë artificiale.
VMRO-DPMNE kërkon zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme, joprofesionale dhe të papërgjegjshme i kanë kryer detyrat e tyre.
Maqedonisë dhe qytetarëve të saj u nevojiten njerëz të përgjegjshëm, të cilët funksionet për të cilat janë zgjedhur do t’i ushtrojnë me dinjitet, profesionalizëm, përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve.
Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të udhëhiqen nga njerëz me integritet, të cilët do të kujdesen për jetën dhe shëndetin e tyre, e jo nga njerëz që për shkak të papërgjegjësisë së tyre ua vënë jetën në rrezik.





