8.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

VMRO-DPMNE nesër prezanton programin për zgjedhjet 2024 – “Platforma #1198”

VMRO-DPMNE nesër, më 24 mars 2024, me fillim nga ora 12:30 në hotelin “Holiday Inn” – Shkup, do të prezantojë programin me të cilin do të performojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, me titull “Platforma #1198” .

Në njoftim për mediat, nga VMRO-DPMNE thonë se para fillimit të ngjarjes do të zhvillohen 5 debate programore.

“Debati i parë programor do të nisë në orën 12:30 me temën “Udhërrëfyesi drejt së ardhmes – Forcimi i ekonomisë, infrastrukturës dhe energjisë”.

Debati i dytë programor do të nisë në orën 13:30 me temën “Horizontet diplomatike – Reformat në sistemin politik, strategjitë për politikën e jashtme dhe diplomacinë kushtuar BE-së”.

Debati i tretë programor do të nisë në orën 14:30 me temën “Përdorimi i potencialit – Arsimi, kultura, turizmi dhe sporti për zhvillimin e shtetit”.

Debati i katërt programor do të nisë në orën 15:30 me temën “Strategjitë e reja për politikat shëndetësore dhe sociale – për një shoqëri më të drejtë”.

Debati i pestë programor do të nisë në orën 16:30 me temën “Komunitetet e Prosperuara: Bujqësia, Pushteti Lokal dhe Menaxhimi i Mjedisit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Po ashtu, në ora 18:00, të pranishmëve do t’i drejtohet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili do të prezantojë një pjesë të projekteve nga programi i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 “Platforma #1198”.

Nga partia theksojnë se aktiviteti do të transmetohet në kanalin e partisë në “Youtube” dhe profilin e liderit të partisë, Hristijan Mickovski në “Facebook”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit