VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kritikave të LSDM-së për gjendjen ekonomike në vend, duke i cilësuar ato si konstruksione politike dhe duke theksuar se rezultatet ekonomike duhet të vlerësohen përmes shifrave dhe fakteve.
Në reagimin e publikuar më 15 nëntor, partia në pushtet thekson se Maqedonia shënon rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe se raportet ndërkombëtare konfirmojnë zhvillimet pozitive ekonomike.
Sipas VMRO-DPMNE-së, inflacioni në tetor të vitit 2026 ka arritur në 4 për qind në nivel vjetor, duke e renditur vendin ndër shtetet me normat më të ulëta të inflacionit në Evropë.
Partia gjithashtu thekson se qarkullimi industrial ka shënuar rritje prej mbi 5.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sa i përket turizmit, VMRO-DPMNE njofton se deri në shtator janë regjistruar mbi 1.1 milion turistë dhe afro tre milionë net-qëndrime. Ndërsa, në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave të prezantuara në reagim, janë regjistruar 35 mijë turistë dhe 110 mijë net-qëndrime më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.








