Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 1,1 milion turistë deri në shtator të këtij viti, ndërsa numri i netqëndrimeve është afruar në tre milionë.
Sipas të dhënave statistikore, vetëm në tremujorin e tretë janë regjistruar 35.000 turistë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe 110.000 netqëndrime shtesë. Rritja në të dy treguesit është mbi 6 për qind.
Kryeministri Hristijan Mickoski i cilësoi rezultatet si pozitive, duke theksuar se objektivi fillestar i Qeverisë prej një milion turistësh dhe tre milionë netqëndrimesh pritet të tejkalohet.
Sipas tij, trendi i rritjes së turizmit paraqet një kontribut pozitiv për ekonominë dhe qytetarët.








