VMRO-DPMNE: LSDM i shiti interesat kombëtare

Advertisement

VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë dhe partinë opozitare se sot flasin për mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa sipas VMRO-DPMNE-së, gjatë qeverisjes së tyre kanë marrë vendime që i kanë cenuar ato interesa.

“Filipçe thotë se Maqedonia nuk është në shitje, ndërsa me Zaevin e shitën për interesa personale”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet.

VMRO-DPMNE rikthen në vëmendje ndryshimin e emrit të shtetit, duke pretenduar se Filipçe dhe Zoran Zaev e ndryshuan emrin duke premtuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa qytetarët, sipas tyre, morën vetëm premtime dhe “një fotografi nga avioni”.

Partia e akuzon gjithashtu ish-qeverinë për parregullsi të pretenduara në sektorin e shëndetësisë, duke përmendur prokurimet për vaksinat, spitalet modulare, tenderët dhe furnizimet mjekësore.

Në reagim përmenden edhe pretendime për interesa personale dhe financiare, përfshirë kompani në Bullgari, prona, jahte në Greqi dhe investime jashtë vendit.

VMRO-DPMNE kritikon gjithashtu qëndrimet e Filipçes ndaj projekteve dhe investimeve të qeverisë aktuale, duke e akuzuar LSDM-në se është kundër zhvillimit ekonomik të vendit.

“Qeveria lufton për një investim plus që do të sjellë zhvillim të ekonomisë, industrisë së teknologjisë së lartë, minierave dhe vendeve të punës, ndërsa LSDM-ja dhe Filipçe janë kundër”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit