VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj LSDM-së dhe kryetarit të saj, Venko Filipçe, duke e akuzuar se është amnistuar për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.
Nga partia thonë se LSDM-ja nuk ka të drejtë të politizojë tragjedinë në Koçan, duke theksuar se Filipçe dhe partia e tij duhet të japin përgjegjësi për rastin e Tetovës.
“LSDM-ja duhet të ndalojë së keqpërdoruri tragjedinë në Koçan për pikë politike ditore”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Partia akuzon gjithashtu Filipçen dhe drejtues të LSDM-së për përfitime financiare gjatë krizës së COVID-19, ndërsa pretendon se ata sot jetojnë në luks me paratë e vjedhura nga qytetarët.
VMRO-DPMNE pretendon se gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zaјas dhe Strumicë e kanë amnistuar Filipçen në rastin e spitalit modular.
“Përgjegjësia duhet të ketë. Është koha që në Maqedoni të sundojnë ligji dhe drejtësia”, thuhet në reagimin e partisë.






