VMRO-DPMNE: Filipçe për çdo mundësi të re për Maqedoninë përhap panik në opinion

Advertisement

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë se çdo mundësi të re për zhvillimin e Maqedonisë e shndërron në arsye për të përhapur frikë dhe panik në opinion.
Nga VMRO-DPMNE thonë se opozita, në mungesë të argumenteve, për çdo projekt të ri zhvillimor përdor, sipas tyre, të njëjtin skenar – krijimin e frikës dhe pasigurisë tek qytetarët.
Në reagim, partia i referohet edhe deklaratave të Filipçes lidhur me mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave (data center) në vend.
“Filipçe sërish doli me qëndrime kategorike për ndërtimin eventual të qendrave të të dhënave në Maqedoni, sikur mendimi i tij të ishte argument i mjaftueshëm”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas partisë në pushtet, Maqedonia ka nevojë për investime, infrastrukturë moderne dhe projekte që do ta rrisin konkurrueshmërinë e vendit.
VMRO-DPMNE thekson se zhvillimi duhet të realizohet në përputhje me ligjet, me mbrojtjen e mjedisit dhe me respektimin e standardeve për sigurinë dhe interesin e qytetarëve.
“Vendit i duhet zhvillim dhe vizion, e jo histeri politike sa herë që shfaqet një mundësi që Maqedonia të bëhet më moderne dhe më e fuqishme”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit