Afrim Gashi: Të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i respektuar

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka përcjellë urime me rastin e festës së madhe të krishterë, Fjetjes së Hyjlindëses së Shenjtë.

“Me rastin e festës së madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses së Shenjtë, u përcjell urimet e mia të sinqerta të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe të gjithë qytetarëve që e shënojnë këtë festë të rëndësishme.

Uroj që kjo ditë festive të jetë e mbushur me paqe, qetësi dhe ngrohtësi familjare, si dhe të na kujtojë vlerat që na bashkojnë si shoqëri.

Në frymën e bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve, të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri ku çdo qytetar do të ndihet i respektuar dhe i barabartë.

Të gjithë atyre që e festojnë, u uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe momente të këndshme festive me më të dashurit e tyre”, thuhet në urimin e Gashit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit