17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

VMRO-DPMNE feston fitoren e dyfishtë në Shkup

Para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup mbështetësit e kësaj partie festojnë fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, Gordana Siljanovska -Davkova ka arritur të fitojë 235.552 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 111.703 vota nga 50% të vendvotimeve të numëruara.

Ndërkaq, sipas KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE ka arritur të fitojë deri tash 59 mandate, kundrejt LSDM-së e cila ka arritur të fitojë 18 mandate, 1 më pak se Fronti Evropian.

Kujtojmë se mandate ka arritur edhe koalicioni VLEN 13, E majta e Dimitar Apasievit 6 dhe ZNAM 5, por ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit