VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit

Advertisement

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, në një konferencë të sotme për media ka akuzuar ish-qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së për interesim ndaj hyrjes së Alta Bankës së Beogradit në tregun maqedonas.

Manasievski pretendon se kredia prej 5 milionë eurosh, të cilën Alta Banka ia ka dhënë kompanisë “AS Senjak”, në pronësi të krushkut të Ali Ahmetit, ngre pikëpyetje për lidhjet e atëhershme politike dhe afariste.

Ai rikujtoi se ish-ministri i Financave, Fatmir Besimi, më 24 tetor 2023, kishte hapur çështjen e Alta Bankës në një seancë të Qeverisë së atëhershme.

Sipas Manasievskit, kompania “AS Senjak” ka qenë gjithashtu partnere e Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit, në blerjen e qendrës tregtare “Soravia”.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së kërkoi nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, të sqarojë pse ish-pushteti nuk kishte ngritur shqetësime për Alta Bankën dhe pronarin e saj, Davor Macura, në kohën kur ishte diskutuar hyrja e bankës në Maqedoninë e Veriut.

Manasievski akuzoi LSDM-në për heshtje dhe bashkëpunim politik me BDI-në, duke pretenduar se interesat për qëndrimin në pushtet kishin qenë mbi gjithçka tjetër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit