Vlerësohet kontributi i Leonora Kaliqit, nderohet me çmimin “13 Nëntori”

Advertisement

Gazetarja dhe publicistja e njohur, Leonora (Nora) Kaliqi, është nderuar me çmimin prestigjioz “13 Nëntori”, një vlerësim për kontributin e saj në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.

Ky vlerësim vjen me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, një datë e rëndësishme historike për kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, koordinatori i këshilltarëve të VLEN, Zekerija Berisha ka ndarë edhe një urim të veçantë për gazetaren.

“Urime të veçanta për Leonora (Nora) Kaliqin, gazetaren dhe publicisten e mirënjohur, për çmimin prestigjioz ‘13 Nëntori’. Një vlerësim i merituar për kontributin e saj në gazetari dhe publicistikë!”, ka theksuar Zekerija Berisha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit