Punimet në rrugë ndryshojnë itinerarin e katër linjave të autobusëve në Shkup

Advertisement

4 linja autobusësh në Shkup ndryshojnë itinerarin për shkak të punimeve

Për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë, autobusët e katër linjave të transportit publik në Shkup do të qarkullojnë me itinerar të ndryshuar në disa segmente.

Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Publike për Transport Publik – JSP Shkup, ndryshimet përfshijnë linjat:

* 7
* 9
* 18
* 118

Nga JSP informojnë se autobusët vazhdojnë të qarkullojnë sipas orarit dimëror, ndërsa ndryshimet e itinerarit vlejnë vetëm për pjesë të caktuara të linjave.

Ndërkohë, nga Hekurudhat e Maqedonisë bëjnë të ditur se komunikacioni hekurudhor po zhvillohet rregullisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit