VLEN: SHBA-ja partner strategjik në fuqizimin e sundimit të ligjit

Advertisement

 

VLEN vlerëson se forcimi i sundimit të ligjit, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe modernizimi i sistemit të drejtësisë janë prioritete të qarta të kësaj qeverie.

Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë do të vazhdojë të sjellë reforma konkrete në interes të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit.

Në vijë të kësaj, takimi i djeshëm i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari dhe u.d ambasadores së SHBA-së në Shkup, Nicole Varns përcolli mesazhin për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i jep Maqedonisë së Veriut në proceset reformuese, ku u theksua njëherësh se partneriteti me aleatët strategjik mbetet shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe të pavarura.

Ndërsa, VLEN po ndërton institucione të forta dhe kërkon mbështetje amerikane nga ekspertë juridik të SHBA-së në fushën e legjislacionit penal, BDI nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për dy dekada të kapjes së drejtësisë, klientelizmit dhe korrupsionit që e lanë vendin pa besim në institucione.

VLEN po ndërton mekanizma konkretë, forcon institucionet dhe po rikthen besimin e qytetarëve te drejtësia.

Koha kur drejtësia shërbente si mburojë për të paprekshmit ka përfunduar.

Me VLEN dhe me mbështetjen e partnerëve strategjik si SHBA-ja e BE-ja, drejtësia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit