VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka qëndruar sot në Strugë, ku së bashku me kryetarin e Komunës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash.

Në takim është diskutuar për projektet dhe sfidat kryesore që lidhen me zhvillimin e Strugës, me theks të veçantë te investimet infrastrukturore, Korridori 8, zhvillimi i turizmit, menaxhimi i bregut të Liqenit të Ohrit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjatë qëndrimit në Strugë, delegacioni ka vizituar edhe vendkalimin kufitar Qafë Thanë, pas marrëveshjes kufitare të ratifikuar me Shqipërinë.

Nga VLEN theksojnë se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore është i rëndësishëm për realizimin e projekteve që Struga i pret prej vitesh.

VLEN, përmes këtij aktiviteti, përcjell mesazhin se angazhimi për qytetarët dhe zhvillimin e vendit do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, duke synuar që potenciali i Strugës të shndërrohet në projekte dhe rezultate konkrete.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit